Ndërlidhjet

VV qëllon me vezë ministrin e drejtësisë, Hajredin Kuçin


Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qëlluar me vezë sot në Prishtinë, ministrin e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi.

Në një video xhirim të shpërndarë nga vetë Vetëvendosja, kjo parti politike në opozitë thotë se Hajredin Kuçi, "përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell "Zajednicën" dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë Kosovare".

Partitë politike në opozitë në Kosovë janë duke kundërshtuar ashpër marrëveshjen e arritur në Bruksel me Serbinë, për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, së cilës i referohen si "Zajednicë", duke përdorur terminologjinë serbe për këtë mekanizëm.

Gjithashtu, opozita është duke kundërshtuar edhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG