Ndërlidhjet

Austria dënon qytetarin rumun për trafikim me migrantë


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë vjeneze ka dënuar një qytetar rumun me dy vjetë heqje lirie, për trafikim me njerëz. Ai ishte arrestuar teksa po transportonte migrant përgjatë Austrisë në muajin gusht, në një furgon me dyer të mbyllura me dry.

Policia austriake ka arritur të shpëtojë 26 migrantë nga furgoni, duke përfshirë këtu edhe tre fëmijë të vegjël, të cilët vuanin nga dehidratimi dhe ishin shumë afër vdekjes.

Migrantët ishin nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi.

Një zëdhënëse e gjykatës kriminale në Vjenë tha se burri rumun, 30 vjeç, nuk mund ta apelojë vendimin.

Ndryshe, ai u arrestua vetëm dy ditë pasi policia austriake gjeti trupa të dekompozuar të 71 migrantëve në një kamion të braktisur, në njërën nga magjistralet më të frekuentuara të Austrisë.

XS
SM
MD
LG