Ndërlidhjet

Një zyrtar çeçen akuzohet për vrasjen e Boris Nemtsov -it


Pamje nga të burgosurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e Nemtsov -it.
Pamje nga të burgosurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e Nemtsov -it.

Një avokat i familjes së Boris Nemtsov ka thënë se hetuesit kanë akuzuar, një anëtar të forcave të sigurisë së Çeçenisë, në lidhje me vrasjen kreu të opozitës ruse.
Avokat Vadim Prokhorov tha se, Ruslan Mukhutdinov, një anëtar i batalioni “Sever” i Ministrisë së Brendshme të Çeçenisë, është akuzuar, në mungesë, për organizimin e vrasjes së Nemtsov-it, pranë Kremlinit.

Prokhorov tha se akuzat janë ngritur nga Komiteti Qendror Hetimor i Rusisë.

Netmtsov u vra nga një person i armatosur në Moskës, pranë Kremlinit, më 27 shkurt.

Pesë të dyshuar të tjerë, të cilët ishin të implikuar me rastin, mbeten në paraburgim me një urdhër nga Gjykata e Moskës.

Vrasja e BorisNemtsov-it, ishte dënuar nga mbarë bota, duke ngritur shqetësime në lidhje me situatën për opozitën në Rusi.

XS
SM
MD
LG