Ndërlidhjet

Kerry: Mospajtime me Rusinë dhe Iranin lidhur me Assadin


John Kerry gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara në Uashington
John Kerry gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Uashingtoni nuk pajtohet me Rusinë dhe Iranin lidhur me të ardhmen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në kuadër të marrëveshjes së mundshme për ta përfunduar luftën civile në Siri.

Gjatë një fjalimi mbrëmë vonë në Uashington, zoti Kerry theksoi se nuk është e mundshme as të arrihet paqe e as t’i shkaktohet disfatë grupit ekstremist, Shteti Islamik, nëse Assadi mbetet në pushtet, dhe shtoi se “pa tranzicion real” lufta katërvjeçare “nuk do të përfundoj kurrë”.

“Ne ende po punojmë me Rusinë dhe Iranin për çështjen e Assadit dhe rolit të tij”, tha Kerry.

Ky fjalim i sekretarit amerikan të shtetit në Institutin për Paqe në Uashington, u mbajt para bisedimeve të nesërme ndërkombëtare për Sirinë në Vjenë, ku marrin pejsë 17 shtete dhe tri organizata ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG