Ndërlidhjet

Siri: Ushtria e mori kontrollin në një qytet afër Alepos


Pjesëtarët e ushtrisë së Sirisë
Pjesëtarët e ushtrisë së Sirisë

Televizioni shtetëror i Sirisë mbrëmë ka raportuar se ushtria e ka marrë kontrollin ndaj qytetit, Al-Hader, ish-bazë e kryengritësve në provincën Alepo. Kjo është fitorja e dytë e madhe e ushtrisë së Sirisë gjatë dy ditëve të fundit, para se në Vjenë të fillojnë bisedimet ndërkombëtare për paqe.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër ka konfirmuar se forcat e regjimit e kanë marrë kontrollin në pjesë të mëdha të Al-Haderit, që ishte nën kontroll të Fronit al-Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën, dhe grupet e tjera islamike.

Ky obseravtor ka theksuar se ky “avancim ishte përparimi më strategjik për forcat e regjimit të Sirisë, prej se rusët i kanë filluar sulmet e tyre ajrore”.

XS
SM
MD
LG