Ndërlidhjet

Francë: 23 të arrestuar dhe më se 100 në arrest shtëpiak


Policia gjermane dhe franceze gjatë kontrollit në kufirin ndërmjet dy vendeve pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris
Policia gjermane dhe franceze gjatë kontrollit në kufirin ndërmjet dy vendeve pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris

Autoritetet thonë se policia i ka bastisur 168 lokacione në gjithë Francën gjatë natës, pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris.

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha sot se 23 vetë janë arrestuar dhe më se 100 të tjerë janë në arrest shtëpiak.

Në Francë dhe në vende të tjera po vazhdojnë kërkimet e gjëra për pjesëtarët e gjallë dhe bashkëpunëtorët e grupit që ka ndërmarrë sulëm ,më 13 nëntor në një stadium të futbollit, në një sallë të koncereteve dhe disa restorante në kryeqytetin paris, me ç’rast janë vrarë 132 vetë.

Janë vrarë shtatë sulmues, shumica prej tyre pasi i kanë aktivizuar jelekët vetëvrasës.

Prokurorët thanë se janë identifikuar edhe dy sulmues të tjerë, përfshirë një person i cili më parë ishte i akuzuar në një rast terrori.

Kryeministri i Franvës, Manuel Valls, tha se sulmet ishin planifikuar dhe organizuar nga Siria.

Nga ana tjetër, Franca ka ndërmarrë sulme ajrore në qytetin Raka në Siri, që është bazë e grupit ekstremist, Shteti Islamik, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Francë.

Në shënjestër të sulmeve ajrore franceze ishin depot e armatimeve dhe kampet e stërvitjes së grupit militant, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG