Ndërlidhjet

Franca kërkon mbështetje ushtarake nga BE


Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.
Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

Franca ka bërë një kërkesë të paparë për ndihmë ushtarake dhë tjetër nga partnerët e saj në Bashkimin Evropian, pas sulmeve terroriste në Paris.

Qeveria franceze është thirrur në një klauzolë, të pashfrytëzuar deri më tash, e cila kërkon nga 28 vendet anëtare të bllokut që të sigurojnë “ndihmë dhe asistencë” për një shtet partner, i cili është “viktimë e agresionit të armatosur në territorin e tij”.

Duke bërë apelin, ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se partnerët e BE-së mund të ndihmojnë “duke marrë pjesë në operacionet e Francës në Siri dhe Irak, ose duke ofruar mbështetje për Francën në operacione të tjera”.

Apeli vjen pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, të cilat kanë lënë të vrarë 129 persona.

XS
SM
MD
LG