Ndërlidhjet

BB: Kosovës kredi 11 milionë dollarë për arsim


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe Banka Botërore, kanë nënshkruar sot marrëveshjen financiare për kredi në vlerë 11 milionë dollarë për realizimin e projektit “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë,” thuhet në njoftim të lëshuar nga qeveria.

“Përmirësimi i cilësisë së arsimit është në krye të agjendës së politikave të arsimit të Kosovës. Aktivitetet e projektit do të kontribuojë në drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të Qeverisë dhe të MAShT për të arritur këtë objektiv. Duke u fokusuar në forcimin e institucioneve, sistemeve dhe mekanizmave, projekti do të kontribuoj për ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor,” thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG