Policia kufitare rumune ka forcuar kontrollet, pjesë e kërkesës së BE-së për parandalimin e kërcënimeve të mundshme terroriste.
Kjo ka shkaktuar edhe pritje të gjata të automjeteve në kufijtë e vendit.
Policia rumune ka thënë se kontrollet kufitare janë shtuar përkohësisht "për të parandaluar njerëzit nga zonat e konflikteve të cilët mund të kryejnë aktivitete që janë një kërcënim real për sigurinë e brendshme dhe të huaj."
Stacion televiziv Digi24 ka raportuar se shtimi i kontrolleve ka filluar të enjten vonë.
Rumania deri tash nuk ka qenë pjesë e marshutës të cilën qindra e mijëra migrantë e kanë kaluar përmes vendeve të Ballkanit, për të arrit në Evropën Perëndimore.