Ndërlidhjet

Opozita dërgon sot peticionin tek presidentja


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Shefat e grupeve parlamentare të tri partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do t’i dërgojnë sot presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët për të kundërshtuar kështu krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Dorëzimi i këtij peticioni, do të bëhet në ora 15:00, në zyrën e Presidentes.

Në Kosovë, partitë politike në opozitë kishin nisur nga mesi i muajit shtator me mbledhjen nënshkrimeve në një peticioni nga qytetarët e Kosovës, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë - Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Liderët opozitarë në fund të tetorit pa lejen e sigurimit, kishin futur me forcë në Kuvendin e Kosovës, peticionin me mbi 200,000 nënshkrime të qytetarëve, që kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG