Ndërlidhjet

Iraku pezullon fluturimet mbi rajonin e kurdëve


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Iraku ka pezulluar fluturimet në rajonin verior të kurdëve, për dy ditë, për shkak të fushatës ajrore të Rusisë, në Sirinë fqinje.

Autoritetet e aviacionit civil të Irakut thanë se pezullimi fluturimeve duke filluar nga sot, në qytetet e Irbil dhe Sulaimaniyah është duke u bërë për të "mbrojtur udhëtarët."

Autoritetet e aviacionit civil thanë se aeroporte të tjera do të veprojnë normalisht.
Rusia ka filluar sulmet ajrore në Siri, më 30 shtator në mbështetje të forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Muajin e kaluar, luftanijet ruse në Detin Kaspik, kanë qëlluar me raketa rreth 1500 kilometra mbi Iranin dhe Irakun.

XS
SM
MD
LG