Ndërlidhjet

Arrestime në Tunizi, pas shpërthimit të autobusit


Ceremonia gjatë varrimit të të vrarëve, të rojës presidenciale.

Dhjetëra njerëz janë arrestuar në Tunizi në lidhje me shpërthimin e kësaj jave, që goditi një autobusit, që barte pjesëtarët e rojës presidenciale tunizian ka thënë Ministria e Brendshme.

Të përfshira në arrestimet janë edhe nëna dhe motra e një sulmuesi vetëvrasës sipas ministrisë. Autoritetet gjyqësore po hetojnë lidhjet e tyre me sulmin.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e së martës që vrau 12 persona në Tunis. Trupi i një terroristi të dyshuar është gjetur në mesin e të vrarëve.

Shpërthimi ndodhi 10 ditë pasi autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë në kryeqytetin Tunis, ku kanë vendosur forcat e sigurisë në numër jashtëzakonisht të lartë.

Më parë këtë muaj, autoritetet tuniziane njoftuan për shpërbërjen e një celule të një grupi ekstremist, që kishte planifikuar sulme terroriste në stacionet policore dhe hotele në qytetin bregdetar të Sousse, rreth 150 kilometra në juglindje të Tunisit.

Industria e turizmit të Tunizisë është goditur rëndë këtë vit pas sulmeve ekstremiste.

XS
SM
MD
LG