Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar hetimet kundër deputetit Albin Kurti, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale: shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës dhe pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
"Policia e Republikës së Kosovës ka zbatuar sot urdhërin e Gjykatës dhe e ka sjellë të pandehurin Kurti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili ka refuzuar të japë deklaratën e tij para prokurorit të rastit. Prokurori ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pendehurit Kurti dhe kjo kërkesë është parashtruar, pasi që i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës së prokurorisë, ka përsëritur kryerjen e veprës penale dhe ka qëndruar në arrati", thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.
Për më shumë hollësi lexoni këtu.