Ndërlidhjet

Arrestohen 4 kosovarë për “terrorizëm”


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës

Policia në Kosovë dhe në Itali ka arrestuar katër shqiptarë të Kosovës, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të rekrutojnë luftëtarë për të shkuar në Siri dhe Irak dhe se kanë promovuar aktivitete “terroriste” në mediat sociale.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në Itali dhe një në Kosovë.

Policia e Kosovës ka thënë se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në një fshat në Han të Elezit, ku është gjetur një pistoletë, një pushkë dhe disa pajisje elektronike.

Autoritetet italiane kanë thënë se të katërtit kanë qenë shumë aktivë në internet, duke promovuar kauzë pro-xhihadiste, por “nuk duket se kanë qenë të përfshirë në ndonjë komplot specifik”.

“Ata kanë kërcënuar Papën, kanë festuar për sulmet e fundit në Paris dhe kanë kërcënuar ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, ka thënë Carmine Esposito, shef i policisë në qytetin verior të Italisë, Brescia, ku edhe janë zhvilluar hetimet.

Dhjetëra shtetas të Kosovës i janë bashkuar grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Ata shpesh paraqiten në video propagandistike, duke paralajmëruar për sulme të afërta.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG