Ndërlidhjet

Edhe dy të dyshuar për sulmet në Paris


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet belge i kanë akuzuar edhe dy të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmet në Paris, duke çuar në tetë numrin total të të dyshuarve për këtë rast.

Zyra e Prokurorit në Belgjikë e ka konfirmuar këtë rast duke thënë se dy të dusharit janë arrestuar ditën e diel.

Televizioni publik flaman VRT, ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit e ka njohur Bilal Hadfi, njëri nga sulmuesit vetvrasës në afërsi të stadiumit në Paris.

Ky i dyshuar, sipas të njëjtit medium, është 20 vjeçar ndërsa është arrestuar në aeroportin Zaventem, në veriperëndim të Brukselit, teksa po udhëtonte për në Marok.

I dyshuari i dytë, një 28 vjeçar, është arrestuar në lagjen Molenbeek të Brukselit, vend në të cilin kishin jetuar disa nga sulmuesit në Paris.

Gjithsej tetë personat dyshohet se kanë lidhje me sulmuesit në Paris që kanë ngjarë më 13 nëntor, të cilat kanë lënë të vdekur 130 persona.

XS
SM
MD
LG