Ndërlidhjet

OKB: 16 varreza masive janë gjetur në Sinjar


Sinjar, Irak
Sinjar, Irak

Gjashtëmbëdhjetë varreza masive janë zbuluar në Sinjar të Irakut, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

Ky qytet është çliruar vetëm pak javë më parë nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

“Kemi marrë raporte për 16 varreza masive me trupat e personave të vrarë nga Shteti Islamik”, ka thënë Cecile Pouilly, zëdhënëse e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

"Nuk është ende e qartë se sa trupa janë gjetur në varre dhe ku saktësisht ndodhen ato", ka thënë Pouilly për gazetarët në Gjenevë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Sinjarit në gusht të vitit 2014 dhe ka kryer një fushatë brutale të masakrave dhe përdhunimeve të pjesëtarëve të pakicës Yazidi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se sulmet ndaj këtij komuniteti mund të konsiderohen si gjenocid i mundshëm

Shteti Islamik i konsideron Yazidët si të pafe.

Forcat nga rajoni autonom kurd i Irakut, të mbështetura nga sulmet ajrore të një koalicioni ndërkombëtar, kanë rikthyer Sinjarin pas një operacioni masiv më 13 nëntor.

Shikojeni edhe këtë:

Ku janë afro 3,000 gra Yazidi?

XS
SM
MD
LG