Ndërlidhjet

Poloni: Shqyrtohet qasja në armatimin atomik të NATO-s


Pamje e Pallatit Presidencial në Varshavë të Polonisë
Pamje e Pallatit Presidencial në Varshavë të Polonisë

Zëvendësministri i mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Szatkowski, thotë se vendi i tij po e shqyrton çështjen nëse të kërkohet qasje në armatimin atomik nëpërmjet programit të NATO-s, ku përfshihen shtetet joatomike, që i huazojnë ato nga Shtetet e Bashkuara.

Ky zyrtar qeveritar i tha dje rrjetit privat televiziv, Polsat, se kjo çështje aktualisht po diskutohet brenda ministrisë.

Ky zhvillim po bëhet në periudhën e shqetësimeve në rritje në Poloni dhe shtetet baltike, për grumbullimin e ushtrisë ruse në rajon dhe për rolin e Moskës në Ukrainë.

Komentet e zëvendësministrit polak, Tomasz Szatkowski, janë të parat e një zyrtari polak, se Varshava po e shqyrton mundësinë e të ashtuquajturit program të “pjesëmarrjes atomike” me qëllim që të shtohet aftësia e vendit për vetëmbrojtje.

Vetëm tri shtete prej 28 anëtarëve të NATO-s kanë kapacitete të armatimit atomik, e këto janë, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania.

Por, në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi, janë vendosur armatimet atomike amerikane, në kuadër të programit të pjesëmarrjes atomike të NATO-s.

XS
SM
MD
LG