Ndërlidhjet

Netanyahu: Refuzim i thirrjeve për moslejim të vizitës së Trumpit


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu

Kandidati udhëheqës republikan për president amerikan, Donald Trump, do të lejohet ta vizitoj Izraelin më 28 dhjetor, përkundër thirrjeve në rritje që ai të mos lejohet ta vizitoj Izraelin, për shkak të propozimit të tij për ndaljen e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Ligjvënës izraelitë, 37 sosh, përfshirë dy nga partia e zotit Netanyahu, e kanë nënshkruar një letër ku kërkojnë që Netanyahut të mos takohet me Trumpin.

Por, Benjamin Netanyahu, mbrëmë e ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë, megjithqë ai tha se nuk pajtohet me pikëpamjen e Trumpit për myslimanët.

“Izraeli i respekton të gjitha religjionet dhe garanton të drejta për të gjithë shtetasit e vet, derisa zhvillon betejë kundër islamit militant, që pa dallim i sulmon myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë në gjithë botën”, tha Netanyahu.

Në popullatën 8 milionëshe të Izraelit, përfshihen më tepër se një milion myslimanë.

Kandidatët presidencialë republikanë shpeshherë e vizitojnë Izraelin për të treguar përkushtim të fuqishëm ndaj shtetit hebre.

Netanyahu tha se ai ka gatishmëri për ta takuar secilin kandidat, i cili dëshiron ta vizitoj Izraelin.

XS
SM
MD
LG