Ndërlidhjet

Në Kirgizi vriten dy ekstremistë të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim

Dy ekstremistë që po kërkoheshin në lidhje me vrasjen e një oficeri të policisë janë vrarë sot nga policia në kryeqytetin e Kirgizisë.

Komisioni për Siguri Koombëtare në Kirgizi, i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë, se dy të dyshuarit të cilët ishin antarë të grupit radikal Jaishul Mahdi, u vranë gjatë një operacioni policor të zhvilluar gjatë natës.

Të dy burrat ishin të dyshuar për vrasjen e një oficeri poicor gjatë muajit të kaluar në Bishkek.

Autoritetet kirgize e kanë ngritur shqetësimin për shkak të numrit të madh të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë nga ana e ekstremistëve fetarë.

Qindra burra dhe gra nga Krigizia dhe nga vendet e tjera të Azisë Qendrore mendohet se janë pjesë e grupeve militante në Siri e Irak.

XS
SM
MD
LG