Njëri nga njerëzit më të pasur të Kinës, Guo Guangchang, është raportuar se është zhdukur.
Revista kineze Caixin, ka bërë me dije se stafi i kopmanisë Fosun International, pronar i së cilës është Guo Guangchang, nuk kanë mundur ta kontaktojnë atë që nga pasdita e së enjtes.
Fosun është një një kompani private gjigante në Kinë e cila ka aksione dhe në Hong Kong.
Ka spekulime se ai mund të jetë ndaluar nga policia.
Caixin, i ka cituar komentet që janë bërë në rrjete sociale ku mes të tjerash është shkruar, se së fundi Guo Guangchang është parë në Shanghai, i shoqëruar nga policia.
Guo Guangchang ka qenë nën hetime për një rast të korrupsionit.