Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulm


Pjesëtarët e sigurisë afgane rreth vendit ku ka ndodhur një sulm me makinë bombë në Kabul
Pjesëtarët e sigurisë afgane rreth vendit ku ka ndodhur një sulm me makinë bombë në Kabul

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kundër një moteli afër Ambasadës së Spanjës në Kabul.

Raportohej për të shtëna armësh pas një sulmi të dyshuar vetëvrasës me makinë bombë në këtë hapësirë, që është e mbrojtur me masa të rrepta sigurie, pasi atje gjenden ambasadat e jashtme dhe ndërtesat qeveritare.

Raportohet se një person është lënduar.

Një zëdhënës i talibanëve tha se cak i sulmit ishte “një shtëpi e mysafirëve e pushtuesit”.

Por, një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Spanjës në Madrid tha se Ambasada e Spanjës ishte “sulmuar” dhe se “po mblidhen detajet”.

Nuk është e qartë nëse ky motel ishte brenda kompleksit të ambasadës.

XS
SM
MD
LG