Ndërlidhjet

Serbi: Nuk privatizohet Telekomi


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Qeveria e Serbisë i ka refuzuar të gjitha oferat për blerjen e pjesës më të madhe të kompanisë shtetërore, Telekom Serbia.

Kryeministri, Aleksandar Vuçiq, tha sot se asnjëra prej ofertave nuk ishte e tillë çfarë do të dëshironin qeveria dhe sindikatat dhe për këtë arsye, kompania mbetet në pronësi të shtetit.

Qeveria e Serbisë i ka 58% të aksioneve të Telekomit, 20% të aksioneve kontrollohen nga vetë kompania, ndërsa 7% janë në duart e 9,800 punëtorëve.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Serbisë për shitjen e Telekomit, që operon rrjete të linjave fikse dhe mobile të telefonisë dhe një rrjet kabllovik televiziv.

Në vitin 2011 kjo kompani e ka refuzuar ofertën prej 1.1 miliardë eurosh nga Telekomi i Austrisë, për shitjen e 51% të aksioneve të kësaj kompanie.

XS
SM
MD
LG