Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka njoftuar sot se ka ngrirtur aktakuzë kundër katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Sipas një komunikate të lëshuar, aktakuzë është ngritur ndaj ish-liderit të LëvizjesVetëvendosje Albin Kurti, ndaj dy deputetëve të tjerë të këtij subjekti Albulena Haxhiu e Faton Topalli si dhe ndaj shefes së grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada Bujupi.
Të pandehurit, siç njofton prokuroria, akuzohen veç e veç për kryerjen e veprës penale “të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe për veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Katër deputetët për të cilët tashmë është ngritur aktakuza por edhe disa të tjerë nga tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma , tash e dy muaj, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e legjislatvit.
Tërë këto veprime janë bërë në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin.