Ndërlidhjet

Nadia Savchenko hyn sërish në grevë urie


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko
Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, e cila po mbahet në paraburgim në Rusi nën akuzat se është e përfshirë në vdekjen e dy gazetarëve rusë, ka hyrë në grevë urie.

Avokati i saj, Nikolai Polzov e ka konfirmuar nisjen e grevës nga pilotja ukrainase.

“Ajo do të qëndroj në grevë urie deri në fund të gjykimit”, ka thënë avokati duke e ripërseritur kërkesën për lirimin e saj.

Paraburgimi ndaj Nadia Savchenko është i caktuar deri më 16 prill.

Savchenko i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se ishte rrëmbyer nga rusët, pasi ishte zënë në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të kryengritësve prorusë.

Vuajtjet e Savchenkos në burg dhe qëndrimi i saj mospërfillës në burg, e ka shndërruar atë në heroinë kombëtare në Ukrainë.

Kjo oficere e ushtrisë së Ukrainës, 34 vjeçare, e ka kaluar më tepër se një vit në burg në Rusi dhe gjatë kësaj periudhe ka protestuar kundër mbajtjes së saj dhe deri tani, në kohë te ndryshme, ka qëndruar 80 ditë në grevë urie.

Vitin e kaluar, ajo është zgjedhur anëtare e Parlamentit të Ukrainës, megjithqë nuk ishte e pranishme në procesin zgjedhor.

Nëse shpallet fajtore, Nadia Savchenko, ka gjasë të dënohet deri në 25 vjet burg.

XS
SM
MD
LG