Ndërlidhjet

Brenda javës janë vrarë rreth 200 militantë të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 200 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë gjatë kësaj jave në veri të Irakut si rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Koloneli i ushtrisë amerikane, Steve Warren, njëherazi zëdhënës i koalicionit, tha të premten mbrëma se rreth 500 militantë, të mërkurën e kësaj jave e kanë nisur një sulm kundër forcave irakiane në provincën veriore Ninevah dhe kësaj turme militantësh, sipas tij, koalicioni i është përgjigjur me sulme. Rreth 100 bomba sipas Warren, janë hedhur mbi militantët.

187 persona janë numëruar të vrarë ndërsa, sipas tij, ky numër mund të rritet.

Këto të dhëna Warren i kakumtuar gjatë një video-konference nga Bagdadi të transmetuar para gazetarëve në Pentagon.

Sulmi i javës së fundit, sipas Warran, është më i madhi që nga muaji maj kur është pushtuar qyteti Ramadi.

XS
SM
MD
LG