Ndërlidhjet

Sulmet e koalicionit vrasin gabimisht dhjetë ushtarë irakianë


Ilustrim
Ilustrim

Një sulm ajror i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pa dashje mund t’i ketë vrarë më shumë se dhjetë ushtarë irakianë.

Incidenti i së premtes ka ngjarë në jug të qytetit Fallujah të Irakut.

“Pavarësisht koordinimit me forcat irakiane në terren, raportet fillestare tregojnë se një raketë e koalicionit i ka lënë të vdekur dhjetë ushtarë irakianë”, ka njoftuar Pentagoni.

Koalicioni që e lufton Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe Irakut për vrasjen e pjesëtarëve të guximshëm të forcave të Irakut të cilët e luftonin IS-in.

Sulmet ajrore në atë pjesë, sipas koalicionit, janë kryer bazuar në informacionet e dhëna nga forcat irakiane.

XS
SM
MD
LG