Ndërlidhjet

Sulmohet patrulla amerikano-afgane, së paku pesë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Një sulmues vetvrasës në një motoçikletë e ka sulmuar sot një patrullë të përbashkët amerikano-afgane në afërsi të bazës ajrore Bagram në Afganistan.

“Pesë ushtarë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar” ka thënë guvernatori i distriktit Bagram, Abdul Shukur Qudusi.

Përmes rrjetit social Twitter, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se janë vrarë 19 ushtarë.

Selia e NATO-s në Kabul, ka konfirmuar se ka ngjarë një shpërthim në afërsi të bazës ajrore Bagram por sipas tyre, rasti është duke u hetuar.

XS
SM
MD
LG