Ndërlidhjet

Bosnjë: Arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me IS-in


Pjesëtarë të forcave speciale policore të Bosnjë Hercegovinës
Pjesëtarë të forcave speciale policore të Bosnjë Hercegovinës

Policia e Bosnjë Hercegovinës thotë se 11 vetë janë arrestuar, të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Të dyshuarit ishin arrestuar në territorin më të gjërë të Sarajevës, afër kazermave ushtarake, ku një person i armatosur i kishte vrarë dy ushtarë të Bosnjës në muajin nëntor. Autoritetet këtë sulm e kishin përshkruar si terrorist.

“Deri tash 11 individë të dyshuar për terrorizëm, financim të aktiviteteve terroriste dhe rekrutim të luftëtarëve të Shtetit Islamik, janë arrestuar gjatë bastisjeve në 13 lokacione”, tha sot një zëdhënëse e drejtoratit të policisë.

Një televizion rajonal ka raportuar se afro 100 policë kanë marrë pjesë në bastisje.

Policia ka thënë se më se 150 boshnjakë kanë shkuar për të luftuar për militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, gjatë disa viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG