Ndërlidhjet

Putin: Jemi të gatshëm për bisedime me BE-në dhe Ukrainën


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha sot se Moska “do të vazhdoj të bëj përpjekje” për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën.

“Mendoj se do të kthehemi tek ky problem më shumë se një herë. Ne duam t’i normalizojmë mardhëniet (tregtare) me partnerët tanë, Ukrainën dhe Bashkimin Evropian”, e ka cituar agjencia Interfax, presidentin Putin.

Javën e kaluar, presidenti rus e ka udhëzuar qeverinë e vendit të tij që nga 1 janari i vitit 2016, ta pezulloj zonën e tregëtisë së lirë me Ukrainën.

Putin me këtë rast i ka përmendur “rrethanat e jashtëzakonshme që prekin interesat dhe sigurinë ekonomike të Rusisë”.

XS
SM
MD
LG