Ndërlidhjet

Bosnja arreson tre myslimanë për krime lufte ndaj serbëve


Ilustrim
Ilustrim

Tre myslimanë të Bosnjës, të dyshuar për vrasjen e të burgosurve civilë dhe ushtarakë serbë në rajonin e Srebrenicës, në fillim të luftës së viteve 1992-1995, janë arrestuar sot.

Prokuroria në Bosnjë e Hercegovinë tha se tre të arrestuarit e sotëm në Tuzël, kanë qenë anëtarë të forcave të armatosura boshnjake dhe dyshohen për vrasjen e 10 civilëve serbë që po dorëzoheshin kur fshati Zalazje ishte sulmuar më 12 korrik të vitit 1992.

Tre nga civilët ishin vrarë para stacionit të policisë në Srebrenicë, ndërsa shtatë të tjerë ishin larguar me kamion dhe kurrë më nuk ishin parë të gjallë. Mbetjet e tyre u gjetën më vonë në varreza masive.

Njëri nga të arrestuarit e sotëm, akuzohet edhe për vrasjen e një të burgosuri më 21 qershor të 1992-tes, në një fshat afër Srebrenicës.

Gjashtëdhjetëenëntë civilë ishin vrarë kur forcat myslimane e kishin sulmuar fshatin Zalazje dhe tre fshatëra të tjera, më 12 korrrik të vitit 1992, bëhet me dije nga shoqatat e familjeve të viktimave në Bosnjë.

Askush nuk është dënuar deri më tani për këto veprime.

Në korrik të 1995-tes, Srebrenica ishte vend i masakrës së 8 mijë djemëve dhe burrave myslimanë nga pjesëtarët e forcave serbe.

Masakra e Bosnjës është cilësuar si mizoria më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Më shume se 3 mijë e 200 ushtarë dhe civilë serbë të Bosnjës ishin vrarë gjithashtu në rajonin e Srebrenicës.

XS
SM
MD
LG