Ndërlidhjet

Libi: Nga sulmi me bombë dhjetëra të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm kundër policisë në Libi

Së paku 21 vetë janë vrarë nga një makinë bombë, e cila e goditi një qendër stërvitore të policisë në qytetin perëndimor Zliten në Libi, kanë thënë zyrtarët dhe kanë raportuar mediat.

Megjithatë, prefekti i Zlitenit, Miftah Lahmadi, tha se janë vrarë 40 vetë, pasi kamioni-bombë ka eksploduar në qendër ku ishin mbledhur qindra rekrutë.

Për këtë sulm askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë, por konsiderohet se ai është kryer nga lojalistët e grupit esktremist, Shteti Islamik.

Prej kryengritjes së vitit 2011, kur u përmbys diktatori, Muammar Qadaffi, Libia është në kaos, meqë grupet e ndryshme të armatosura luftojnë për territore dhe kontroll të naftës.

Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mbështetur marrëveshjen paqësore të ndërmjetësuar nga OKB-ja ndërmjet grupeve të ndryshme në Libi, për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar.

Perëndimi shpreson se kjo marrëveshje, që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është mbështetur unanimisht më 23 dhjetor të vitit të kaluar, do të sjell stabilitet dhe do të ndihmoj në luftimin e pranisë në rritje të grupit militant, Shteti Islamik, në Libi.

XS
SM
MD
LG