Ndërlidhjet

Forcat afgane e rimarrin një distrikt nga talibanët


Ilustrim
Ilustrim

Forcat afgane e kanë rimarrë nga talibanët një distrikt në veri të vendit, në kufi me Taxhikistanin, dy muaj pas marrjes së tij nga militantët.

Përmes një komunikate, Ministria e Brendshme e Afganistanit, tha sot se ushtria afgane, policia dhe forcat speciale, e kanë nisur një ofenzivë të madhe më 8 janar për rimarrjen e Dharwad, që gjendet në krahinën veriore Takhar.

Forcat afgane thuhet se i kanë mundur talibanët pas dy ditë të luftimeve intensive. Sipas komunikatës, shumë militantë kanë mbetur të vdekur dhe të plagosur.

“Krahina është marrë tërësisht nga forcat afgane. Armiku ka pësuar dëme të mëdha”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, rreth njëzet militantë dhe një ushtar afgan, janë vrarë gjatë dy ditë të luftimeve.

Marrja e Dharwad nga talibanët, e pati shtuar frikën se dhuna nga militantët mund të përhapet në vendet e Azisë Qendrore.

XS
SM
MD
LG