Ndërlidhjet

Sulm në lagjen shiite të Bagdadit, 18 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Persona të armatosur kanë sulmuar një qendër tregtare në një lagje shiite të Bagdadit, duke vrarë së paku 18 njerëz dhe plagosur 50 të tjerë.

Policia ka thënë se sulmuesit kanë shpërthyer një makinë bombë në hyrje të qendrës trgtare në al-Xhadida, përpara se kanë hyrë brenda.

Forcat irakiane kanë rrethuar shpejt ndërtesën dhe kanë zbarkuar trupa në çati.

Ato janë përplasur me sulmuesit brenda, duke vrarë dy prej tyre dhe duke arrestuar katër të tjerët.

Së paku katër policë janë në mesin e të vrarëve në sulmin që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Pas sulmit, autoritetet kanë mbyllur Zonën e Gjelbër të qytetit, ku ndodhen disa ambasada të huaja dhe shumica e elitës politike të vendit.

Grupi ekstremist Shteti Islamik, i cili shpesh sulmon shumicën shiite të Irakut, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qendrën tregtare në Bagdad.

XS
SM
MD
LG