Ndërlidhjet

Sot mbahet takimi paraprak për bisedimet rreth Sirisë


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, do të takohet sot me ambasadorët e fuqive të mëdha në Gjenevë, përpara bisedimeve të parapara të datës 25 janar.

Staffan de Mistura pritet të takohet me zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe Rusisë që janë të dërguar në Gjenevë si dhe me anëtarët e tjerë të përhershëm të KS të OKB-së, Britaninë, Kinën dhe Francën.

Javën e kaluar Damasku është zotuar se do të marr pjesë në negociatat e 25 janarit, por grupet kryesore opozitare nuk kanë dhënë zotime të tilla.

Koordinatori i opozitës siriane, Riad Hijab duke folur gjatë të martës në Paris, tha se me qëllim që të zbutet Rusia, Shtetet e Bashkuara e kanë zbutur qëndrimin mbi të ardhmen e Sirisë, duke përfshirë edhe të ardhmën e presidentit Bashar al-Assad.

Për shkak të kësaj, ai tha se opozita e ka të vështirë që të vendosë nëse do të marr pjesë në bisedimet e 25 janarit apo jo.

XS
SM
MD
LG