Ndërlidhjet

Irani liron 10 marinarët amerikanë


Marinarët amerikanë që janë ndaluar nga Irani...
Marinarët amerikanë që janë ndaluar nga Irani...

Televizioni shtetëror iranian raporton se Garda Revolucionare e Iranit ka liruar dhjetë forca detare amerikane, të cilat kanë qenë në mbajtje për shkak se kanë hyrë në ujërat e Iranit.

“Pas kërkimfaljes së tyre, ata janë liruar në ujërat ndërkombëtare të Gjirit”, ka thënë Garda.

Po sipas saj, marinarët – nëntë burra dhe një grua – janë liruar pasi është konstatuar se hyrja e tyre nuk ka qenë e qëllimshme.

Komandanti i forcës detare të Gardës, admirali Ali Fadavi, ka thënë më herët se “hyrja e marinarëve amerikanë në ujërat territoriale të Iranit ka ndodhur për shkak të problemeve mekanike në sistemin e tyre të navigimit”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se marinarët dhe dy anijet e tyre janë ndaluar pranë ishullit Farsi më 12 janar.

XS
SM
MD
LG