Ndërlidhjet

Situata në Xhakartë vihet nën kontroll


Xhakartë, Indonezi, 14 janar 2016.
Xhakartë, Indonezi, 14 janar 2016.

Një seri shpërthimesh me bomba kanë goditur kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, duke u pasuar me të shtëna me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se pesë sulmues dhe dy njerëz të tjerë janë vrarë. Sulmuesit kanë përfshirë disa kamikazë.

Sipas policisë, situata tani është nën kontroll.

Nuk ka ende indikacione se kush mund të fshihet prapa sulmit.

“Nuk e dimë ende nëse ky sulm është i lidhur me Shtetin Islamik ose jo”, ka thënë ministri indonezian për Çështje Politike, Ligjore dhe të Sigurisë, Luhut Panjaitan.

Indonezia është sulmuar nga grupe islamike militante në të kaluarën dhe së voni ka qenë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimeve nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

XS
SM
MD
LG