Ndërlidhjet

Kerry shpreh mbështetjen për Arabinë Saudite


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe MInistri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe MInistri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka mbështetur aleatin amerikan Arabinë Saudite krahas problemeve që ky vend i ka me Iranin, pas ekzekutimit të një kleriku shiit. Megjithatë ai ka kërkuar nga të dyja vendet që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes rrugëve diplomatike.

Kerry gjatë të enjtes është takuar në Londër me Ministrin e Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir.

Kerry tha se vendet e Lindjes së Mesme nuk duhet të ndërhyjnë në punët e të tjerëve, duke vënë në dukje akuzat saudite se Irani po stimulon trazira Shiite në të gjitha monarkitë sunite të Gjirit Persik.

Kerry i ka përmendur meritat e diplomacisë, vetëm një ditë pas një serie të telefonatave me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, në lidhje me lirimin e dhjetë ushtarëve amerikanë të kapur nga Irani bashkë me dy anije detare, në ujërat territorriale të Iranit

Bisedimet ndodhën në kohën kur Irani po bën përpjekje që t’i plotësojë kushtet e marrëveshjes bërthamore, të nënshkruar në korrik të vitit të kaluar me gjashtë fuqitë botërore.

Pasi Irani t’i plotësoj kushtet ka gjasë që të hiqen sanksionet ndërkombëtare dhe me këtë të ketë përfitime të mëdha për ekonominë iraniane.

Arabia Saudite ka shfaqur rezerva në lidhje me marrëveshjen e arritur në muajin korrik të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG