Ndërlidhjet

Zarif: Sot tërhiqen sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit


Mohammad Javad Zarif
Mohammad Javad Zarif

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, thotë se sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit do të tërhiqen sot.

“Sot është ditë e mirë për popullin e Iranit dhe se sanksionet do të tërhiqen sot”, u tha zoti Zarif gazetarëve në Vjenë.

Ministri iranian, së bashku me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, po takohen në Vjenë, për të diskutuar për progresin e bërë drejt implementimit të marrëveshjes atomike madhore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, në muajin korrik të vitit të kaluar.

Sipas kësaj marrëveshjeje historike, Irani është pajtuar ta kufizoj programin e tij bërthamor në këmbim për tërheqejn e sanksioneve, të cilat deri tash e kanë dëmtuar rëndë ekoniminë iraniane.

Gjatë ditës së sotme pritet që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do ta konfirmoj bashkëpunimin e Iranit me marrëveshjen atomike. Pas kësaj, palët do të mund të shpallin se marrëveshja ka hyrë në fuqi.

XS
SM
MD
LG