Ndërlidhjet

Policia po heton 15 raste të dhunës seksuale në Helsinki


Helsinki, Finlandë
Helsinki, Finlandë

Policia finlandeze po i heton pesëmbëdhjetë raste të raportuara të dhunës seksuale në afërsi të qendrës së qytetit Helsinki gjatë festimeve të vitit të ri.

Përmes një raporti të publikuar sot, policia finlandeze ka njoftuar se rastet janë paraqitur ndaj disa azilkërkuesve.

Raporti, i porositur nga qeveria finlandeze, pasqyron ngjarjet e ngjashme si në Gjermani ku më shumë se 600 gra në qytetin Këln dhe qytete tjera gjermane, kanë denoncuar raste të ngacmimit seksual gjatë festimeve në qytete.

Raporti i policisë së Helsinkut bën me dije se po e hetojnë një rast të dhunimit, dy të nentim dhunimit dhe dymbëdhjetë raste të ngacmimit seksua nga disa grupe prej 10-20 personash.

Policia dyshon që kryesit e veprave penale janë azilkëtkuesit apo njerëz me karakteristika të huaja.

Gjatë vitit 2015, rreth 32 mijë azilkërkues kanë hyrë në Finlandë, shumica nga Iraku dhe nga Somalia.

XS
SM
MD
LG