Ndërlidhjet

Gazetares së BBC-së nuk i lejohet fluturimi për në SHBA


Rana Rahimpour
Rana Rahimpour

Gazetarja e Redaksisë për Iranin i rrjetit BBC, Rana Rahimpour, tha se nuk i është lejuar fluturimi për në Shtetet e Bashkuara, pasi ajo ishte e lindur në Iran.

Gazetarja Rahimpour, ka shkruar dje në rrjetin Twitter, se është kthyer nga fluturimi në aeroportin londinez, Hithrow, për shkak të rregullave të reja, sipas të cilave shtetasit e Bashkimit Evropian, që kanë shtetësi të dyfishtë, të Iranit, Irakut, Sirisë apo Sudanit, ose që kanë udhëtuar në këto vende, gjatë pesë viteve të fundit, duhet të kërkojnë vizë.

Rahimpour tha se ajo planifikonte t’i vizitonte të afërmit e saj në Nju Xherzi.

Kufizimet e reja për viza në Shtetet e Bashkuara janë miratuar muajin e kaluar pas sulmit terrorist në Paris dhe San Bernardino.

Këto kufizime janë kritikuar nga disa iranianë dhe të tjerët si masa “diskriminuese”.

Gazetarja Rahimpour, që është e lindur në Iran, ka pasaportë birtanike.

Ajo theksoi se rregullat e reja janë “shumë jokorrekte”.

“Është shumë shqetësuese të trajtohesh ndryshe nga shtetasit e tjerë britanikë për shkak të origjinës sime iraniane”, tha Rana Rahimpour.

XS
SM
MD
LG