Ndërlidhjet

Monedha ruse bie sërish


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Monedha ruse, rubla, ka shënuar rënie të re rekorde.

Të mërkurën, 80.92 rubla janë këmbyer me një dollar dhe 88.18 rubla me një euro.

Rënia më e madhe e rublës ka qenë në dhjetor të vitit 2014, kur 80.10 rubla janë këmbyer me një dollar.

Rënia e vlerës së saj vjen derisa çmimet globale të naftës vazhdojnë të bien.

Sot, nafta e papërpunuar ka rënë në 27.84 dollarë për fuçi.

Rubla është po ashtu nën presion nga sanksionet ekonomike që Perëndimi ka vendosur kundër Rusisë, në përgjigje të mbështetjes së saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG