Ndërlidhjet

Carter: Disa shtete nuk bëjnë asgjë kundër IS-it


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se disa vende në koalicionin që udhëheq SHBA-ja kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri “nuk janë duke bërë asgjë” për të ndihmuar mposhtjen e grupit ekstremist.

“Shumica e tyre nuk bëjnë mjaftueshëm ose nuk bëjnë fare”, ka thënë Carter në një intervistë për kanalin CNBC.

Ai nuk ka përmendur ndonjë shtet në mënyrë të veçantë, por komenti i tij është në kundërshtim me karakterizmin që i bën Uashingtoni koalicionit 65-anëtarësh kur thotë: “Një mision, shumë shtete”.

Carter ka folur nga Davosi i Zvicrës, ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Ai ka takuar atje kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, të cilit i ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta intensifikojnë luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG