Ndërlidhjet

NATO: Sulmet ruse në Siri po i minojnë bisedimet e paqes


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

NATO-ja thotë se sulmet ajrore të Rusisë në Siri i kanë “minuar” bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, që synojnë gjetjen e një zgjidhje politike për dhënien fund të konfliktit pesëvjeçar.

“Sulmet intensive nga ajri të Rusisë, kryesisht në shënjestër të grupeve opozitare në Siri, po i minojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje politike në lidhje me konfliktin", ka thënë sot para gazetarëve në Amsterdam, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rritja e pranisë ruse dhe aktivitetet ajrore në Siri, po i rrisin tensionet nga Rusia në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore turke... shkeljen e hapësirës ajrore të NATO-s. Kjo krijon rreziqe”, ka thënë Stoltenberg.

Bisedimet e paqes në Gjenevë janë ndërprerë në fillim të kësaj jave, pasi forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë nisur ofenzivë të re kundër forcave rebele në qytetin verior Aleppo.

Ushtria siriane ka bërë përparime të ndjeshme kundër rebelëve përreth Aleppos dhe është duke përparuar në qytetin më të madh të vendit.

XS
SM
MD
LG