Ndërlidhjet

Davutoglu: Turqia pranon refugjatë “kur është e nevojshme”


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Ankara, 8 shkurt 2016.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Ankara, 8 shkurt 2016.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se rreth 30,000 sirianë, që kanë ikur nga ofensiva e Qeverisë siriane dhe sulmet ajrore ruse në qytetin e Alepos, janë grumbulluar në kufi me Turqinë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Ankara, Davutoglu ka thënë se Turqia do t’i pranojë të zhvendosurit sirianë “kur të jetë e nevojshme”.

Ai ka shtuar se sulmet ajrore ruse nuk duhet të tolerohen me idenë se Turqia do të pranojë refugjatë.

Davutoglu ka thënë se Turqia dhe Gjermania janë pajtuar për një iniciativë të përbashkët diplomatike për të ndaluar ofensivën kundër Alepos.

Turqia, një shtet i rëndësishëm në rrugën e refugjatëve drejt Evropës, është në qendër të përpjekjeve diplomatike të Merkelit për të reduktuar numrin e refugjatëve që arrijnë në Gjermani.

Në muajin nëntor, Turqia është pajtuar që të luftojë rrjetet kontrabandiste dhe të ndihmojë në frenimin e migracionit të parregullt.

Bashkimi Evropian, në këmbim, i ka ofruar Turqisë 3 miliardë euro dhe disa lëshime politike.

Gjermania ka regjistruar mbi një milion azilkërkues vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG