Ndërlidhjet

Clapper: Rusia vazhdon me politikë të jashtme agresive


Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, ka thënë se Rusia mbetet e fokusuar në ndjekjen e një “politike të jashtme agresive”.

Clapper, në një dëshmi para Kongresit, ka thënë se pavarësisht dhunës së reduktuar midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Kremlini do të vazhdojë të ruajë “ndikimin afatgjatë mbi Keivin” dhe të pengojë “përpjekjet e Ukrainës për t’u integruar me institucionet perëndimore”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë goditur Rusinë me sanksione, pas aneksimit të paligjshëm që i ka bërë rajonit të Krimesë nga Ukraina, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjes së vazhdueshme për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Clapper ka thënë se Rusia, në vitin 2016, do të rrisë presionin mbi shtetet fqinje për t’iu bashkuar Unionit Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Moska.
Ish-republikat sovjetike, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgizia i janë bashkuar tashmë këtij unioni.

XS
SM
MD
LG