Ndërlidhjet

Cameron në Bruksel për bisedime lidhur me reformat në BE


David Cameron
David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, sot në Bruksel do të bisedoj me zyrtarët e lartë të Parlamentit Evropian dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke shpresuar se do të fitoj mbështetje për kërkesën e tij për reforma të Bashkimit Evropian.

Zoti Cameron ka thënë se reformat do t’i mundësonin atij që të bënte fushatë në Britani për mbetjen e vendit të tij në BE, para referendumit i cili pritet të organizohet në fund të vitit 2017.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, dje ka tërhequr vërejtjen se rreziku i shkatërrimit të bllokut prej 28 shteteve, “është real”.

Zoti Tusk tha se samiti i ardhshëm i BE-së, që fillon pasnesër do t’i trajtoj “dy sfidat në të mëdha për të ardhmen e BE-së: mbetjen e Britanisë në BE dhe krizën e migrimit”.

XS
SM
MD
LG