Ndërlidhjet

VV: Arrestohet Dardan Molliqaj


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Lajmi është konfirmuar nga ky subjekt opozitar përmes një postimi në Facebook.

Molliqaj është kërkuar nga policia për “prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dëmtimin e veturave zyrtare”.

Arrestimi vjen një ditë pas protestës së opozitës në Prishtinë, ku është bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë.

“Protesta madhështore e 17 shkurtit ia ka bërë të qartë (kryeministrit) Isa Mustafës dhe (zëvendëskryeministrit) Hashim Thaçit se ditët e këtij regjimi antipopullor janë të numëruara. Prandaj, në panik e sipër ata po përdorin të gjithë aparatin e dhunës si mjeti i fundit për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre te delegjitimuar”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen të burgosur.

XS
SM
MD
LG