Ndërlidhjet

Plani i Austrisë për migrantët "thyen ligjet e BE-së"


Austri
Austri

Shefi për migrim i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar Austrinë se planet e saj për të kufizuar numrin e migrantëve thyejnë ligjet e bllokut.

Austria, e cila është në rrugën e migrantëve nga Turqia, përmes Greqisë dhe Ballkanit, në Gjermani, ka thënë të mërkurën se do të kufizojë numrin e kërkesave për azil në 80 në ditë, ndërsa do të garantojë hyrjen në territorin e saj për 3,200 migrantë në ditë, të cilët do të kërkojnë azil në një shtet fqinj.

“Ajo çfarë kanë vendosur austriakët, nuk është në përputhje me ligjet evropiane”, ka thënë për agjencinë Reuters komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos.

Qysh në janar, Austria ka pranuar 11,000 kërkesa për azil, ose rreth 250 në ditë. Shumica e azilkërkuesve janë refugjatë nga Siria.

“Është e vërtetë se Austria është nën presion të madh. Është e qartë se ajo është e mbingarkuar. Por, në anën jetër, janë disa parime dhe ligje që secili vend duhet t’i respektojë dhe aplikojë”, ka thënë Avramopoulos.

Raportohet se ky i fundit i ka shkruar letër ministres së Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, duke i kërkuar që të shqyrtojë masën.

Mikl-Leitner ka thënë të mërkurën se kjo masë do të hyjë në fuqi të premten.

XS
SM
MD
LG