Ndërlidhjet

Dhjetë ligjvënës të Kosovës janë shoqëruar në polici 


Ilustrim
Ilustrim

Përmes një komunikate për opinion, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 10 ligjvënës janë shoqëruar për në stacione policore.

Për disa nga ta ka dyshime për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm - që të gjitha këto vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Kosovës.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

XS
SM
MD
LG