Ndërlidhjet

Kadyrov i ofron punë futbollistit që e tregoi foton e Putinit


Futbollisti Dmitry Tarasov me portretin e Putinit në fanelën e tij
Futbollisti Dmitry Tarasov me portretin e Putinit në fanelën e tij

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i ka ofruar vend pune në një klub të futbollit në Çeçeni, lojtarit rus i cili është dënuar nga UEFA, për shkak se e kishte bartur fanelën me fotografinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare në Turqi.

Në rrjetin Instagram, Kadyrov ka shkruar sot se “klubi i futbollit, Terek, “është i gatshëm ta blejë” futbollistin, Dimtry Tarasov.

Kadyrov është president nderi i klubit futbollistik çeçen, Terek.

UEFA e ka dënuar Tarasovin për sjellje të pahijshme dhe bartje të sloganeve politike dhe ai mund të dënohet për një kohë të gjatë moslojë, pas dëgjimit muajin e ardhshëm.

Në takimin me ekipin turk, Fenerbahçe, në Stamboll, më 16 shkurt, Tarasov, që është lojtar i ekipit moskovit, Lokomotiva, e ka treguar fanelën e tij me portretin e Putinit.

Raportet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë janë tensionuar shumë, pasi Ankaraja e ka rrëzuar një aeroplan ludftarak rus, afër kufirit të Sirisë, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG